I humb qenushja, Oriola Marashi ofron dy mijë euro shpërblim për këdo që e gjen

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Një e papritur i ka ndodhur modeles shqiptare, Oriola Marashi, e cila ka njoftuar se qenushja e saj, Lola, është zhdukur në zonën e Lagunës së Patokut.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka publikuar një njoftim për humbjen e qenushes së vogël, duke kërkuar ndihmën e njerëzve për ta gjetur sa më shpejt.

Lola është një qenush i racës Poodle, me ngjyrë kafe në bezhë, qime kaçurrele dhe një rrip të zi.

 Foto: Instagram

Në njoftimin e publikuar kërkohet që kushdo që e sheh ose ka ndonjë informacion për vendndodhjen e saj, të kontaktojë menjëherë.

Për ta bërë më të lehtë gjetjen e qenushes, është ofruar edhe një shpërblim prej dy mijë eurosh për personin që e gjen Lolën.

 Foto: Instagram

Qenushja përshkruhet si shumë e dashur dhe e rëndësishme, ndonëse njoftimi i publikuar synon të arrijë sa më shumë njerëz që mund të ndihmojnë në kërkimin e saj.

Duket se Oriola ka qenë tejet e lidhur me të, gjë që ka nisur kërkimet menjëherë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër