Prishtinë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Ish-deputeti i Aleancës dhe ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar Skënder Rexhahmetajn, i njohur si Komandant Kulla, në 14-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Në një postim në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Rexhahmetajn si një nga burrat më të mirë të Isniqit, duke vlerësuar qëndresën, vizionin për çlirim dhe ndershmërinë e tij.
“…Skënder Rexhahmetaj përfaqësonte sinonimin e kullave të Isniqit e Dukagjinit për qëndresën dhe vizionin e tij për çlirim. Edhe pse vitet kalojnë, kujtimi për vlerat dhe ndershmërinë e tij mbetet i freskët për këtë burrë të Dukagjinit”, shkroi Haradinaj.
