Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e parlamentit, në rend dite janë pesë pika, duke përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si dhe do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Më poshtë rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
  5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër