Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Një pjesë e konsumatorëve në komunat Çair, Kisella Vodë dhe Butel, si dhe në një pjesë të fshatit Pakoshevë në Komunën e Zelenikovëss sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara dhe rikonstruktimit të rrjetit elektrodistributiv, informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza, duke iu referuar njoftimit nga EVN Maqedoni SHA.
Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 11:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Sllavej Pllanina”, “Prohor Pçinski” dhe “Joakim Kërçovski” në Komunën e Çairit.
Prej orës 09:00 deri në orën 14:00, për shkak të rikonstruktimit të rrjetit me përçim të ulët në rrugën “Gjorgji Kapçev” nr.31, pa rrymë do të jenë sjfrytëzuesit e kësaj rruge, si dhe të rrugës “Risto Avramovski” dhe “Dimitar Solev”.
Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë ndërmarrja STH SHPK Shkup, në rrethin e Fabrikës së xhamit dhe një pjeës e objekteve përreth në Komunën Kisella Vodë.
Prej orës 09:00 deri në orën 13:00, ndërprerje të rymës do të kenë disa nga shfrytëzuesit në rrugës “Boro Kralevski” në lagjen Radishan në Komunën e Butelit.
Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 15:00, për shkak të ndërhyrjes teknike në rrjetin elektrodisstributiv, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Pakoshevë në Komunën e Zelenikovës.
