Janevska në takimin ministror për kërkime shkencore dhe inovacione në Bruksel

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin ministror të Platformës Drejtuese për Kërkime Shkencore dhe Inovacione për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Komisioni Evropian.

Në kuadër të takimit, Janevska do të marrë pjesë në debate kushtuar hartimit të politikave për mbështetjen e inovacioneve dhe shkëmbimit të praktikave të mira në fushën e kërkimeve shkencore.
Është paraparë edhe një takim dypalësh me komisioneren evropiane për startup-et, kërkimin shkencor dhe inovacionet, Ekaterina Zaharieva, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër