Protesta e dhunshme në kryeqytet, policia shpërndahet në disa zona, nisin shoqërimet e personave

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 tetor Zhurnal.mk – Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa ka nisur shoqërimin e disa personave pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.

Protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, e më pas kanë hedhur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike, teksa policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, plumba gome dhe presion uji.

Gjatë protestës janë raportuar gjithashtu djegie të kazanëve të mbeturinave dhe dëmtime të bizneseve, përfshirë thyerjen e xhamave të një banke të nivelit të dytë në zonën e “Vasil Shantos”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër