Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 tetor, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar atë si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit theksoi se ky rezultat duhet të përkthehet në më shumë të drejta për shqiptarët dhe në dhënien fund të diskriminimit ndaj tyre.

“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik”, shkruan Begaj.

Presidenti e vendosi theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore, duke kërkuar që rezultati të sjellë përmirësime konkrete në respektimin e të drejtave dhe garantimin e barazisë.

“Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shumë urime!”, përfundoi mesazhin kreu i shtetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër