Mediumi italian: Edon Zhegrova u fye nga tifozët e Lecces

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tifozët e Lecces dyshohet se kanë fyer sulmuesin Edon Zhegrovën gjatë përgatitjes para ndeshjes, ndërsa futbollisti kosovar ka reaguar me një gjest provokues ndaj tyre.

Zhegrova mbeti i zhgënjyer të dielën në sfidën që Juventusi e fitoi me rezultat 0-2, ku Luciano Spalletti jo vetëm që nuk e vendosi titullar pavarësisht që mungonin dy lojtarë në pozitën e tij, por edhe nuk e futi fare në lojë.

Sipas mediumit “Passione Juve24”, tifozët vendas kanë drejtuar kore fyese në drejtim të Zhegrovës, i cili më pas është përgjigjur me një gjest provokues ndaj tribunave.

Ngjarja ka ndodhur gjatë përgatitjes para ndeshjes, duke tërhequr vëmendjen për reagimin e futbollistit të Juventusit ndaj tifozëve të Lecces.

Ndërkohë, ylli i Kosovës nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me këtë situatë.

Përndryshe, Juventusi me atë fitore shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e shtatë, tetë më pak se liderët Inter dhe Lazio.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër