“Askush nuk u ankua që Courtois mungon”, Mourinho komenton ndeshjen e parë të sezonit së Lunin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Jose Mourinho ka vlerësuar paraqitjen e portierit ukrainas Andriy Lunin në ndeshjen e javës së 10-të të La Ligës, ku Real Madridi fitoi ndaj Barcelonës me rezultat 2-1.

Trajneri portugez theksoi se Lunin ishte në nivel të lartë, duke kritikuar faktin që gazetarët nuk e kishin pyetur për të pas ndeshjes.

“Lunin ishte i jashtëzakonshëm. Tashmë më keni bërë dy pyetje dhe asnjëra prej tyre nuk ishte për Luninin. Por, nëse do ta kishim humbur këtë ndeshje për shkak të gabimeve të tij, pyetja e parë do të ishte për të”.

Ai zbuloi gjithashtu se çfarë i kishte thënë portierit ukrainas para ndeshjes, duke nënvizuar se ai nuk duhet të stërvitet vetëm për të qëndruar në stol.

“E vetmja gjë që i thashë ishte se ai nuk stërvitet për të qëndruar në stol. Ai luajti me shumë siguri dhe qetësi. Ne e kemi portierin më të mirë në botë, por sot askush prej nesh nuk u ankua pse Thibaut nuk luajti”, u shpreh Mourinho.

Kjo ishte paraqitja e parë e sezonit për 27-vjeçarin Lunin, i cili shfrytëzoi rastin për të dëshmuar vlerat e tij në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Real Madridi ndërkohë shkon në kuotën e 24 pikëve, tri më pak se lideri Barcelona, të cilët e shijuan humbjen e parë të sezonit në La Liga.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër