Petir: Maqedonia nuk kërkon privilegje, por trajtim të drejtë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 tetor Zhurnal.mk – Politikania kroate Marijana Petir thekson se e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të mbahet peng nga mosmarrëveshjet dypalëshe.

„Ishte nder për mua të merrja pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë ‘Rruga e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe përvoja kroate’, së bashku me diplomatët Vladimir Drobnjak dhe Emil Krstevski, ambasadorin Zlatko Kramariq dhe analistin Mirço Adamçevski.

Maqedonia pret realizimin e perspektivës së saj evropiane prej tashmë 21 vitesh. Ajo ka zbatuar reforma të shumta dhe ka pranuar kompromise të vështira, përfshirë edhe ndryshimin e emrit të shtetit, ndërsa rruga e saj drejt Evropës vazhdon të jetë e bllokuar“, shkruan Petir.

Ajo shton se, gjatë kohës kur ishte anëtare e Parlamentit Evropian, themeloi dhe drejtoi grupin „Miqtë e Maqedonisë“, duke u angazhuar për rrugën evropiane të vendit, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe respektimin e identitetit maqedonas.

„Bashkimi Evropian nuk duhet të zbatojë kritere të dyfishta! Çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për integrimin evropian, ndërsa identiteti kombëtar, gjuha dhe historia nuk duhet të jenë objekt i kushteve politike.

Maqedonia nuk kërkon privilegje, por trajtim të drejtë. Kroacia ka qenë dhe mbetet mike e sinqertë e saj“, deklaron Petir.

Tryeza e rrumbullakët u organizua nga Tangenta Kroato-Maqedonase dhe Unioni Pan-Evropian Kroat, nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër