Sali: Barazia dhe besimi në institucione janë thelbësore për të ardhmen evropiane

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mbajti fjalë përshëndetëse në hapjen e dialogut Schleswig-Holstein–Ballkani Perëndimor mbi forcimin e kohezionit social dhe mbrojtjen e pakicave, të organizuar në Akademie Sankelmark, në Oeversee të Gjermanisë.

Në fjalën e tij, Sali theksoi se besimi në institucione ndërtohet përmes zbatimit të barabartë të ligjit, shërbimeve publike të qasshme dhe pjesëmarrjes kuptimplotë të qytetarëve në vendimmarrje.

Duke iu referuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ai nënvizoi përgjegjësinë për t’i përkthyer parimet e barazisë dhe përfaqësimit në përmirësime konkrete për qytetarët. Sali theksoi gjithashtu se reformat në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të forcojnë besimin brenda shoqërisë.

Ai shprehu gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të ndarë përvojat e saj dhe për të zhvilluar bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe komunave të rajonit dhe partnerëve gjermanë, me fokus në përfshirjen e komuniteteve dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

artikuj të ndërlidhura