LIDERI.MK: Bërvenica kthen balancat brenda AKI-së, BDI barazon pozitat me ASH-në e Taravarit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 nëntor, Zhurnal.mk –  Garës së jashtëzakonshme elektorale në komunën e Bërvenicës iu dha ngjyrimi i garës shumëdimensionale. Nuk ishte vetëm garë e zakonshme partiake në një komunë të vogël rurale,
por u bë edhe një lloj gare ‘mid-term’ mes taboreve politike inter-etnike, sepse ishte e vetmja komunë ku mbaheshin zgjedhje. Prandaj e natyrshme është tedenca e fituesit që në mënyrë të heshtur ose publike, rezultatin ta paraqesë si tregues për raportet e forcave në nivel shtetëror, tek tabori i vet etnik, e që në rastin konkret në RMV, ndërlidhet edhe me temën e përfaësimit (të parregulluar me Ligj e Kushtetutë) etnik.

Dimension tjetër, jo më i rëndësishëm, por gjithsesi më i theksuar, ishte dimensioni i garës ndërtenike. Kjo vërehet çdo herë kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale në komuna multietnike si Bërvenica (Kërçova, Dollneni, Çashka, etj.), e që nuk u evitua as kësaj radhe. Rrjedhimisht, edhe reperkusionet afatshkurtëra nga rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të jenë në suaza të këtyre dimensioneve që i numëruam. Nëse jemi demokraci e pjekur,
pasi të kalojë’çudia treditore’, emocionet do të shuhen dhe të gjithë do ta kuptojnë, se ishte siç e përmendëm më lartë: vetëm garë në një komunë realtivisht të vogël rurale, sado që në politikën tonë, ndonjëherë edhe garat e vogla dinë të lënë pasoja të mëdha, deri në shpërbërje të koalicioneve qeveritare. Ditët në vijim do të tregojnë, sepse parashikimi në këto momente më tepër është ‘lotari’, se sa vizion ose dituri, shkruan Lideri.mk.

Zatën kjo nuk është edhe temë e analizës sonë, sepse këto dimensone të garës dhe rezultatit në Bërvenicë, do të debatohen edhe analizohen gjerë e gjatë. Mirëpo, gara në Bërvenicë gjithsesi se brenda saj përmbante edhe një dimesion tjetër që nuk analizohet shumë, e ai ishte dimensioni i garës brenda-AKI, prandaj e kemi quajtur edhe ‘dimension të heshtur të kësaj fushate’. Sado që rezultati në Bërvenicë nuk ndryshon shumë në raportet VLEN-AKI sa u përket komunave të fituara, megjithatë ndryshon mjaft në garën brenda-koalicionuese për pozicione te Aleanca Kombëtare për Intergim. Shumë pak është përmendur dhe analizuar, por realisht, pas zgjedhjeve të fundit lokale, është vërejtur qartë ‘sikleti’ brenda BDI-së për pozicionin e saj brenda koalicionit AKI.

BDI pas zgjedhjeve lokale vitine e kaluar, mbeti me vetëm dy-tre komuna të vogla. Pa e theksuar fare, nënkuptohet se kaloi më keq në krahasim me partnerin e koalicionit, ASH-në, e cila fitoi një komunë të madhe urbane, si Gostivari dhe një komunë të madhe rurale, si komuna e Vrapçishtit. Këtë temë pak a shumë e kanë heshtur edhe kundërshtarët e tyre politikë, por edhe mediumet e ‘varura’ e të pavarura, sepse sado që ishin angazhuar për ndryshim në skenën tonë politike, pak kush kishte dëshiruar që BDI të pëson një rënie aq të madhe siç pësoi në zgjedhjet lokale, shkruan Lideri.mk. Ishte e qartë se BDI ‘nuk është më si përpara’, respektivisht nuk është partia kryesore në koalicion, së paku jo me pozitat që kishte deri në zgjedhjet lokale.

Madje, një deklaratë e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për mediat, ku vetë tha se BDI mbetet partia kryesore, më tepër tingëllonte ngushëlluese dhe vetëm se e theksonte pozicionin e dobësuar të BDI-së. Sepse të gjithë e dimë se kur të afrohen zgjedhjet parlamentare, as ASH, as Taravari, normal që nuk do të tregohen kaq ‘xhentilë’ përballë BDI-së, por gjatë ndajres se pozitave të sigurta në listat për deputetë, do
të kërkojnë të meret parasysh ‘gjendja në teren’, që në përkthim ndoshta i vjen 50:50. Pasi këtë po e dimë ne, si gazetarë e publiçistë nga mediumet e pavarura, me siguri e dinë edhe në BDI, bile bile shumë më mirë se ne.

Prandaj, krejt kjo ia shton, për BDI-në, peshën fitores së shënuar në Bërvenicë. Kjo është një fitore, që përveç se barazon pozitat e tyre me ASH-në brenda AKI-së, krijon një moment euforie tek strukturat e saj në periudhë kur përballen edhe me procese gjyqësore kundër disa ish funksionarëve të tyre. Mbi të gjitha, kjo fitore sjell një mësim të madh, e ai është se elektorati tani më shumë çmon figura modeste si Arkin Jahiu, që pak flasin e shumë punojnë, se sa figurat e bezdisshme dhe të përjetshme politike, si gjatë veprimin qeveritar, poashtu edhe gjatë veprimit opozitar.

artikuj të ndërlidhura