“Askush s’është më i madh se shteti, merr shembull Messin”, Ten Hag vazhdon me sulmet e ashpëra ndaj CR7

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Erik ten Hag ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me polemikën e Cristiano Ronaldos në Kombëtaren e Portugalisë, duke theksuar se asnjë futbollist nuk është më i madh se një klub apo përfaqësuese.

Drejtori teknik i Twentes dhe ish-trajneri i Manchester Unitedit komentoi rastin e sulmuesit të Al-Nassr, i cili raportohet se ishte larguar nga grumbullimi i Portugalisë pa autorizim, pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Jorge Jesus.

Si pasojë e këtij veprimi, 41-vjeçari u gjobit me 255 euro, ndërsa rasti ka nxitur diskutime të shumta rreth sjelljes së tij dhe raportit me ekipin kombëtar.

“Askush nuk është më i madh se një klub apo një shtet. As Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi. Në fund, ekipi vjen gjithmonë i pari. Çdo skuadër e madhe duhet ta mbështesë lojtarin e saj më të mirë, por edhe lojtari më i mirë duhet t’i nënshtrohet ekipit”.

“Nëse ai nuk e bën më këtë, atëherë nuk mund të ketë sukses dhe nuk do të ketë kurrë sukses. Në atë rast, gjithçka merr fund”, deklaroi ten Hag.

Holandezi mori si shembull edhe Lionel Messin, duke vlerësuar mënyrën se si ylli argjentinas kishte vepruar me Kombëtaren e Argjentinës.

“Edhe kjo është ajo që është e jashtëzakonshme te Messi – mënyra se si ai punoi te Argjentina. Ishte fantastike për t’u parë. Por kjo kërkoi gjithashtu një investim të madh nga vetë Messi”.

“Në fund, të gjithë e ndoqën dhe punuan për të, por natyrisht edhe ai dha jashtëzakonisht shumë në këmbim”.

Deklarata e ten Hag vjen në një moment kur sjellja e Ronaldos me përfaqësuesen portugeze është vënë në pikëpyetje, pavarësisht statusit të tij si një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

artikuj të ndërlidhura