Bllokuan rrugët gjatë protestës, Policia gjobit 36 persona me nga 5 mijë lekë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Policia e Tiranës ka vendosur 36 masa administrative ndaj personave që, gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, bllokuan rrugët dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, masat janë marrë në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, dhe pikës 2 të nenit 24/1.

Policia bën me dije se personat në fjalë nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve, të bëra përmes megafonit, për lirimin e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit.

Për secilin prej tyre është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në total, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

artikuj të ndërlidhura