Të shtëna me armë zjarri në një zyrë postare në SHBA, tre të plagosur! Arrestohet i dyshuari

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një alarm u dha në qytetin Des Moines , Iowa, në SHBA të enjten në mëngjes pas një incidenti me të shtëna në një zyrë postare pranë qendrës së qytetit, që rezultoi në plagosjen e tre personave.

Sipas policisë, tre të plagosurit u transportuan në spital, ndërsa një i dyshuar u vu në pranga pak metra larg ndërtesës ku ndodhi incidenti.

“Morëm disa telefonata nga persona që ndodheshin brenda zyrës postare, të cilët raportuan se dikush po qëllonte me armë në katin e dytë”, deklaruan autoritetet për gazetarët.

Sipas vlerësimeve paraprake, plagët e tre viktimave nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e të dyshuarit dhe të personave të plagosur.

Zyra postare ndodhet në veri të qendrës së Des Moines, rreth 1.6 kilometra larg Kapitolit të Ajovës, ku janë të vendosura institucionet legjislative të shtetit.

artikuj të ndërlidhura