Haxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se me të kanë biseduar për përparësitë legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

“Diskutuam edhe për projektligjet që lidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e tyre të mirëfilltë dhe miratimin brenda afateve të parashikuara”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, biseduam për përparësitë legjislative të Kuvendit dhe rolin e tij në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Theksova përkushtimin për të çuar përpara reformat përmes dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Diskutuam edhe për projektligjet që lidhen me Planin e Rritjes dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar për shqyrtimin e tyre të mirëfilltë dhe miratimin brenda afateve të parashikuara.

E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shpreha gatishmërinë për ta zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin tonë.

artikuj të ndërlidhura