Kampioni Altin Zogaj rikthehet në ring, më 27 nëntor do ta shkung ringun në Gjermani

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos
Pas një pauze prej 10 muajsh, boksieri shqiptar Altin Zogaj ka konfirmuar rikthimin e tij në ring, duke paralajmëruar një tjetër paraqitje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Zogaj do të rikthehet më 27 nëntor 2026, në Europa-Park Arena në Rust të Gjermanisë, në një ngjarje të organizuar nga Ringside ZONE, të cilin boksieri e cilëson si promotorin më të madh në Gjermani.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Zogaj ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer edhe më i fortë, më i motivuar dhe i uritur për fitore, duke paralajmëruar se pauza tashmë i përket së kaluarës.

“Pas 10 muajsh pauzë, jam gati të rikthehem në ring!”, ka shkruar Zogaj, duke e shoqëruar njoftimin edhe me mesazhin në gjuhën gjermane.

Rikthimi i 27 nëntorit pritet të jetë një moment i rëndësishëm për karrierën e boksierit shqiptar, i cili synon të dëshmojë se është gati për sfida të reja dhe për të vazhduar rrugëtimin e tij në boksin profesionist.

artikuj të ndërlidhura