Driton Nebiu zgjidhet Kryetar i Degës së Haraçinës në Lidhjen Shqiptare

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Haraçinë, 7 nëntor Zhurnal.mk – Sonte në Haraçinë u mbajt mbledhja e Kuvendit të Degës së Lidhjes Shqiptare, në të cilën kuvendarët unaninisht zgjodhën Driton Nebiun për Kryetar Dege.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kryetari i deritanishëm i degës, Skender Isufi, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët për veprimin e përbashkët të deritanishëm dhe u zotua se roli dhe kontributi i tij do të vazhdojë edhe me udhëheqësinë e re të degës të cilët do të trashëgojnë misionin.

Kryetari i posazgjedhur, Driton Nebiu, duke shprehur mirënjohje për mikun e tij të afërt dhe kryetarin e deritanishëm, tha se struktura e Lidhjes Shqiptare në Haraçinë është jo vetëm e bashkuar, por ajo po forcohet çdo ditë e më shumë. Nebiu tha se do të vazhdojë misionin dhe detyrat e trashëguara për ta rikthyer subjektin dhe kauzën tonë kombëtare në krye të vendit.

Në fund të Kuvendit, para kuvendarëve dhe mysafirëve të pranishëm me një fjalë rasti u drejtua edhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i cili që në fjalët e tij të para tha se ndjehet krenar sa herë që vjen në Haraçinë, në vendin e njerëzve me besë e kanun. Kryetari Sela tha se Lidhja Shqiptare me punën dhe veprimet e deritanishme nuk ka turpëruar asnjë anëtarë të partisë, por përkundrazi i ka bërë ato të ndjehen me dinjitet. Ai rikujtoi se “akuza” e vetme që i është bërë partisë tonë dhe funksionarëve tanë nga oponentët ka qenë ajo se janë shumë patriot. Kjo shtoi Kryetari Ziadin Sela, është mburrje për ne, por keqardhje se si të tjerë tentojnë të ironizojnë me patriotizmin dhe Kauzën Kombëtare.

Në mbledhjen e Kuvendit të Degës së Haraçinës, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, kordinatori i zonës, Tiron Jajaga, si dhe anëtarët e Kryesisë së partisë, Bekim Tateshi dhe Zulfi Adili – Qufa.

Mbledhja e Kuvendit të Degës në Haraçinë u zhvillua në kuadër të rikonsolidimit të degëve dhe strukturave të tjera lokale pas Kongresit të partisë, që do të vijojë në të gjjtha vendbanimet shqiptare.

artikuj të ndërlidhura