“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sërish këtë të diel platformën e re “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi dhe dialogu me qytetarët për kërkesat, ankesat dhe shqetësimet e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë një pjesë nga përshkrimi i platformës, ku theksohet se ajo do të jetë e hapur për studentët, por edhe për çdo qytetar që ka një pyetje, të shprehë një kritikë apo të propozojë ide.

“Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në përshkrimin e platformës.

Dy ditë më parë, kryeministri kishte dhënë më shumë detaje për funksionimin e këtij mekanizmi, duke theksuar se aplikacioni “Fol me Kryeministrin” do të shërbejë si një urë komunikimi 24 orë në ditë mes qytetarëve dhe institucionit të Kryeministrit.

artikuj të ndërlidhura