Shkup, 8 nëntor Zhurnal.mk – “Sezoni i ndërrimit të gomave fillon më 15. A ka më shumë interesim tani? Ende jo. Shumica e qytetarëve presin të shohin borën dhe vetëm atëherë vijnë për t’i ndërruar gomat”.
Kështu shprehet gomisti Berat Berat, i cili thotë se ende nuk ka interesim të shtuar për ndërrimin e gomave, pasi shumica e qytetarëve presin hyrjen në fuqi të detyrimit ligjor për pajisjen e automjeteve me pajisje dimërore.
”Si është të punosh këtë punë? Është punë interesantë nëse dëshiron ta bësh këtë punë. Sa kohë që merresh me këtë punë? Unë jam këtu që i vogël. Këtë e kemi biznes familjarë dhe unë jam gjenerata e katërt.” – Berat Berat, gomist
Berati thotë se, edhe pse çmimet e shërbimeve të tjera kanë shënuar rritje, tarifat për ndërrimin e gomave kanë mbetur pothuajse të pandryshuara ndër vite, ndaj në gomisterinë e tij vijnë klientë edhe nga pjesë të tjera të Shkupit.
“Çmimit dy-tre vitet e fundit janë të njëjta. Sa është pagesa për të ndërruar gomat? 150 denarë ndërrimi për 4 goma është 600 denarë. Këto janë çmimet në vitet e fundit. Në këtë komunë këto janë çmimet por në pjesët tjera janë më shtrenjtë. Ku në cilat vende? Në qendër çmimet janë shumë më të larta. Në qendër është 300 denarë ndërsa tek ne është 150 denarë. Kemi shumë që vijnë nga qendra tek ne si shkak i çmimeve.” – Berat Berat – Gomisti
Nga 15 nëntori hyn në fuqi detyrimi ligjor për pajisjet dimërore, i cili do të jetë i vlefshëm deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Sipas rregullave, automjetet duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash, si dhe zinxhirë për borë në automjet. Mosrespektimi i këtij detyrimi gjobitet.
