Matka tërheq qindra turistë, por infrastruktura e dëmtuar dhe mbeturinat lënë përshtypje të keqe

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Matkë, 8 nëntor Zhurnal.mk – Rrugë plot gropa dhe dëmtime, mbeturina gjithandej por edhe ne çdo cep nga një platforme në Kanionin Matkë. Edhe pse e lënë pas dore nga institucionet, ky vend atraktiv në Shkup, vazhdon të grumbulloje çdo ditë qindra turist të huaj por edhe të vendit. Të cilët pyesin hapur se perse ky vend kaq i bukur nuk mirëmbahet.

”E urrej ta them këtë por kjo pamje thotë mjaftë për njerëzit që vijnë këtu, nuk kanë respekt. Të kishte mundësi të ishin vendosur më shumë shporta mbeturinash do të ishte mirë. Maqedonia është një vend i bukur dhe me vjen mirë që vendosem të vijmë këtu,” thanë disa vizitorë të huaj.

”Erdhëm nga Slovenia dhe atje është shumë më pastër ndërsa këtu ka shumë mbeturina,” tha një tjetër vizitor i huaj.

”Infrastruktura nuk ishte siç është në shtetin tonë nga vijmë dhe mendoj se aty duhet të rregullohet diçka. Do të ishte më mirë të përdoreshin anijet elektrike që të mos ketë ndotje këtu apo të kishte vetëm lundrimi me kajak.” – Deklaruan disa vizitorë të huaj.

Në vitin 2024, Kanioni i Matkës ishte në qendër të debatit për mbrojtjen e natyrës dhe ndërtimet në bregun e liqenit. Këto probleme ishin ngritur edhe më herët, në vitin 2020, kur në fokus ishin platformat dhe objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Pavarësisht procedurave të ndërmarra nga Prokuroria Publike ndaj dy personave për rastin e platformave ilegale, objektet vazhdojnë të jenë të pranishme edhe sot.

Por se çfarë planesh ka kryetari i ri i Sarajit për ndërtimet pa leje në Matkë, dhe për përmirësimin e infrastrukturës, vendosjes së koshave për mbeturina dhe ndonjë aksion për pastrimin e kanionit, presim përgjigje në pyetjet e dërguara me shkrim.

Kanioni i Matkës, është një nga destinacionet më të njohura turistike pranë Shkupit, që tërheq çdo vit vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bukuritë natyrore, vizitat në shpella e burimit dhe ecjet në shtigjet malore.

artikuj të ndërlidhura