Banorët e Kumanovës ndërtojnë vetë urë prej druri, rrezikojnë jetën për të kaluar lumin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 8 nëntor Zhurnal.mk – Për shkak të mungesë së urave mbi lumin e qytetit të Kumanovës, qytetarët e Kumanovës kanë improvizuar urën e bërë vetë me materiale të ndryshme të drurit por e cila ua rrezikon jetën e tyre.

Ura e improvizuar është bërë zgjidhje e përkohshme për banorët, të cilët thonë se nuk kanë se si të kalojnë lumin. Por, përveç mungesës së urave, ata shqetësohen edhe për gjendjen e lumit, i cili është i mbushur me mbeturina.

“Kjo nuk është e bukur por dhe qytetarët nuk janë të kulturuar çka të themi por duhet pushteti të ndërmarrë diçka. E domosdoshme që duhet vetëm shikoje si duket, kjo është turp për këtë qytet.” Deklaroi një qytetar.

“Po e domosdoshme kur nuk i bëjnë të tjerët të i bëjnë privatisht s’ke çka bënë. Gjithçka duhet por kur do bëhet nuk e dijmë. E kot pse pastrohet, duhet të mësohen që të mos i hedhin, i kot është pastrimi”.

“Tani vetëm këta njerëz nga Studerek e quajnë këtë vendbanim kështu unë jetoj këtu në ndërtesë vet i kanë bërë qytetarët nuk kanë nga ku të kalojnë. Patjetër Kumanova është qyteti më i ndotur nga mbeturinat në Maqedoni. Lumi është katastrofë, askush nuk e pastron, askush nuk bën asgjë. Nuk e di çfarë po bën kjo komunë, diçka e paparë”.

“Po duhet të bëjnë ura duhet për këto mbeturina të organizohen të i pastrojnë, duhet të ndërmarrin masa”.

Shqetësimet e banorëve për ndotjen nuk janë të izoluara. Një dokument i politikave publike për mjedisin në Kumanovë tregon se 68% e qytetarëve i konsiderojnë problemet mjedisore serioze, ndërsa 55% veçojnë mbeturinat dhe deponitë ilegale si problemin më të madh.

artikuj të ndërlidhura