E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një 70-vjeçar ka humbur jetën këtë të diele në fshatin Tale të qytetit të Lezhës. I moshuari dyshohet se është zënë aksidentalisht poshtë nga një pjesë muri në banesën e tij.

Viktima me inicialet P.Q. dyshohet se po punonte në banesë kur një pjesë e murit është shembur, duke e zënë poshtë.

Fatkeqësisht, nga plagët e marra i moshuari ka humbur jetën. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura