Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Libofshë, konkretisht në fshatin Agim. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Goditja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit, i cili ka pësuar dëmtime trupore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme në terren për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e saktë që çoi në këtë përplasje.

Ndërkohë, i plagosur është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të zbulohen detaje të reja mbi gjendjen e tij shëndetësore.

artikuj të ndërlidhura