Arkin Jahiji nesër pranon mandatin si kryetar i komunës së Bërvenicës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 8 nëntor Zhurnal.mk – Arkin Jahiji, kryetari i zgjedhur i Komunës së Bërvenicës, nesër në orën 11:00 do të pranojë zyrtarisht mandatin nga Komisioni Komunal Zgjedhor.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një njoftimi drejtuar përfaqësuesve të mediave.

„Ju informojmë se nesër në ora 11:00 do të bëhet pranimi i mandatit nga ana e Kryetarit të Komunës së Bërvenicës, z. Arkin Jahiji, prej Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Bërvenicës”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ndërkohë, Jahiji ka ndarë një mesazh publik, duke theksuar se pas dy muajsh të angazhuar, ka shfrytëzuar të dielën për të kaluar kohë pranë familjes, ndërsa nga nesër rikthehet në detyrën e tij të re.

„Pas dy muajsh të ngarkuar me përkushtim, një e diel e qetë pranë familjes. Nga nesër, në krye të detyrës, me përgjegjësi, përkushtim dhe energji të reja”, ka shkruar Jahiji.

Ai ka përcjellë gjithashtu urime për qytetarët, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe harmoni në familjet e tyre.

artikuj të ndërlidhura