Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t’i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tehran, 8 nëntor Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi këtë të diele i ka dërguar një mesazh SHBA-së nëse duhet të vazhdojnë bisedimet apo të zgjedhin luftën.

Araghchi shkroi në X se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe se tani është koha që Shtëpia e Bardhë të bëjë zgjedhjen e vet.

“Propozimi ynë dy-ditor është i vlefshëm: ju merrni atë që kërkohet, përfshirë fundin e luftës në të gjitha frontet, dhe do të shihni rezultate”, shkroi ai.

Mundësia tjetër për SHBA-në është të zgjedhë luftën teksa ministri iranian shtoi se në mënyrë ata do të shohin luftëtarë vigjilentë dhe të sprovuar në betejë “.

Bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së nuk kanë dhënë shumë rezultate. Nga ana tjetër, ekziston retorika e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili deklaron se nuk dëshiron luftë, por nëse është e nevojshme mund të shkatërrojë plotësisht infrastrukturën e Iranit.

artikuj të ndërlidhura