Çmimi i naftës bie pas shpresave për një zgjidhje diplomatike në LM

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Paris, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Çmimet e naftës shënuan rënie të ndjeshme të hënën, me naftën e papërpunuar “Brent” që humbi përkohësisht më shumë se 5% të vlerës, në një kohë kur janë intensifikuar përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se rifillimi i luftës me Iranin është “shumë pak i mundshëm”, duke nxitur optimizmin e investitorëve për një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Rreth orës 14:00 GMT, nafta “Brent” e Detit të Veriut, për dorëzim në muajin janar, tregtohej me 93,67 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 4,77%.

Gjatë sesionit, çmimi kishte zbritur përkohësisht me më shumë se 5%, në 93,32 dollarë për fuçi.

Edhe nafta amerikane “West Texas Intermediate” (WTI), për dorëzim në muajin dhjetor, pësoi rënie, duke u ulur me 4,49%, në 86,75 dollarë për fuçi.

artikuj të ndërlidhura