“Nipi juaj është në rrezik për jetën!” – Mashtruesit u zhvasin kursimet të moshuarve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Një valë e re mashtrimesh telefonike ka përfshirë rajonin e Shtipit, ku në shënjestër janë kryesisht qytetarët e moshuar. Policia ka regjistruar një numër të shtuar denoncimesh për mashtrime dhe tentativa mashtrimi.

Sipas SPB-së në Shtip, persona të panjohur telefonojnë nga numra të huaj dhe u thonë viktimave se familjarët apo nipërit e tyre janë lënduar rëndë dhe kanë nevojë për operacion urgjent.

Duke shfrytëzuar frikën dhe shqetësimin e të moshuarve, mashtruesit kërkojnë shuma të mëdha parash. Disa qytetarë, duke besuar se po shpëtojnë jetën e të afërmve, kanë dorëzuar kursimet e tyre.

Policia apelon që qytetarët të mos u besojnë telefonatave të dyshimta dhe çdo rast të ngjashëm ta denoncojnë menjëherë në numrin falas 112, për të mundësuar identifikimin dhe kapjen e autorëve.

artikuj të ndërlidhura