Numërohen dhitë e egra në Sharr, zbulohen tufa të shëndetshme me keca

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 9 nëntor Zhurnal.mk – Për herë të parë është realizuar një numërim i organizuar i dhive të egra në zonën e mbrojtur rreptësisht të Leshnicës, në Parkun Kombëtar „Sharri“.

Hulumtimi është realizuar në bashkëpunim me Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë, ku në tri lugina janë vërejtur tufa të shëndetshme me dhi të egra të moshave dhe gjinive të ndryshme, përfshirë edhe të vegjlit. Kjo konsiderohet si tregues inkurajues për gjendjen e popullatës së tyre.

Rezultatet përputhen me të dhënat nga kontrollet e rregullta të rojtarëve dhe kamerat fotokurth, të cilat kanë konfirmuar edhe praninë e grabitqarëve në ekosistemin malor.

Të dhënat e mbledhura do të shërbejnë edhe për monitorimin e rrëqebullit të Ballkanit. Nga Parku Kombëtar njoftojnë se, nëse kushtet atmosferike e lejojnë, numërimi do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të Sharrit.

artikuj të ndërlidhura