Agjencia e Mediave reagon ashpër kundër fyerjes që ka bërë gazetarja e Kanalit Parlamentar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) ka reaguar ndaj sjelljes së një gazetareje të Kanalit Parlamentar, e cila, sipas raportimit të Plusinfo, ka fyer kolegët e saj të radios.

“Gazetaria nuk është hapësirë për poshtërimin publik të kolegëve”, është mesazhi i reagimit të Agjencisë.

Rasti ka nxitur reagimin e organit rregullator, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e respektit të ndërsjellë, etikës profesionale dhe komunikimit dinjitoz ndërmjet punonjësve të mediave.

artikuj të ndërlidhura