BDI: Pretendimet që po bëhen për vendimin e vitit 2023 janë një gënjeshtër e plotë dhe një manipulim i paskrupullt!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj pretendimeve që lidhen me vendimin e vitit 2023 për rastin e “Alta Bankës”, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe manipulime politike.

Nga BDI thonë se pretendimet që po bëhen për vendimin e vitit 2023 janë “një gënjeshtër e plotë dhe një manipulim i paskrupullt”, duke theksuar se ai vendim kishte për qëllim të pengonte shitjen pa autorizim të pasurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas BDI-së, vendimi i atëhershëm nuk ka lidhje me veprimet e ndërmarra nga Qeveria aktuale në vitin 2025.

Reagimi i plotë:

Pretendimet që po bëhen për vendimin e vitit 2023 janë një gënjeshtër e plotë dhe një manipulim i paskrupullt!
Përkundrazi, vendimi i vitit 2023 kishte pikërisht qëllimin e kundërt: të mos lejohej shitja pa autorizim e pronës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo është krejtësisht e kundërta e asaj që bën Qeveria e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it në vitin 2025, kur me vendimin e saj i obligon institucionet e shtetit të vihen në shërbim të hyrjes së Alta Bankës dhe Davor Macurës në Stopanska Banka – Manastir.

Pra, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për të njëjtën çështje, por për dy vendime me qëllime diametralisht të kundërta. Njëri mbronte pronën shtetërore, ndërsa tjetri vë institucionet e shtetit në shërbim të një transaksioni privat.
Kot tentoni të na e faturoni neve atë që e keni bërë vetë. Përgjegjësinë mbajeni vetë, sepse kjo gënjeshtër dhe kjo lojë e ulët politike nuk ju kalon!

artikuj të ndërlidhura