Tiranë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa priti sot në një takim kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Ambasadorja bëri të ditur se në fokus të diskutimeve ishte rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Zhvilluam një diskutim të mirë mbi rolin kyç të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe garantimin e llogaridhënies së qeverisë”, u shpreh de Sousa.
Kjo, sipas ambasadores së BE-së, kërkon angazhimin e të gjitha forcave politike dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e vërtetë dialogu.

