Fasada e aeroportit Nënë Tereza “fole gjigante zogjsh”, tërheq vëmendjen e udhëtarëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Fasada e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” e kthyer në një fole gjigante zogjsh, po tërheq vëmendjen e pasagjerëve të shumtë që lëvizin nga ky aeroport çdo ditë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të fasadës, të mbushur plot me zogj që qëndrojnë në të, duke e cilësuar si spektakolare.

Projekti që transformoi aeroportin “Nënë Tereza” është ideuar nga arkitekti i mirënjohur italian Marco Casamonti.

Një nga elementët më të spikatur të projektit është kjo fasadë e aeroportit, e cila i jep një dimension tërësisht të ri dhe krijon një pamje mbresëlënëse, sidomos gjatë natës, e ndriçuar nga dritat dhe projeksionet e posaçme.

Fasada e frymëzuar nga motivet tradicionale shqiptare është ndërthurur me arkitekturën bashkëkohore për të krijuar një identitet unik estetik dhe kulturor.

Fasada mbulon një sipërfaqe prej 40,000 m2 dhe përveç funksionit estetik, luan një rol kyç edhe në përmirësimin e qarkullimit dhe mbrojtjes ndaj kushteve atmosferike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër