Spitali “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturë moderne laparoskopie

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” është pajisur për herë të parë me një aparaturë moderne laparoskopie, e cila do të mundësojë kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale miniinvazive, duke ulur dhimbjet pas operacionit dhe kohën e rikuperimit të pacientëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu u shpreh se “investimet në teknologjinë mjekësore vijojnë me instalimin e pajisjes së laparoskopisë, që mundëson ndërhyrje kirurgjikale miniinvazive, me më pak dhimbje për pacientin, rikuperim më të shpejtë dhe qëndrim më të shkurtër në spital”.

Një prej mjekëve të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” shprehet se aparatura do të ndihmojë në kryerjen e ndërhyrjeve të tilla si heqja e tëmthit, operacionet e apendicitit, si dhe procedura të tjera në zonën abdominale.

Përdorimi i kësaj teknologjie pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për pacientët, të cilët do të kenë më pak dhimbje, më pak shqetësime pas ndërhyrjes, rikuperim më të shpejtë dhe qëndrim më të shkurtër në spital.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër