Nicola Peltz publikon fotografi pas trajtimit të fytyrës, pas reagimit të Brooklyn ndaj komenteve për pamjen e saj

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Nicola Peltz ka publikuar disa fotografi në Instagram pas një trajtimi estetik të fytyrës, ku shfaqet e veshur me rroba ngjyrë vjollcë dhe me barkun e ekspozuar.

Aktorja 31-vjeçare e shoqëroi fotografinë me përshkrimin “hyperbaric chic post facial”.

Postimi vjen pas reagimit të bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham, ndaj një ndjekësi që kishte komentuar për pamjen fizike të Nicolas, duke pretenduar se ajo dukej tepër e dobët, shkruan DailyMail.

Në fund të gushtit, Brooklyn iu përgjigj komentit duke mbrojtur bashkëshorten dhe duke theksuar se askush nuk duhet të komentojë trupin e një gruaje.

Çifti, i martuar që nga viti 2022, së fundmi ka kaluar disa ditë në New York. Brooklyn publikoi fotografi nga udhëtimi, duke e cilësuar Nicolas si personin më të rëndësishëm në jetën e tij. Ndërkohë, aktorja ndau edhe disa momente nga qëndrimi në qytet.

Megjithatë, Brooklyn është përballur së fundmi edhe me komente që e cilësojnë si të lënë në hije nga bashkëshortja.

Gjatë një fotografie të publikuar për Halloween, ai pozoi me një kostum të Superman-it pranë Nicolas dhe Damian Hurley-t, të cilët ishin veshur me veshje lëkure.

Analistja e gjuhës së trupit, Judi James, komentoi fotografinë duke thënë se Brooklyn dukej sikur ishte lënë jashtë ndërveprimit mes Nicolas dhe Damianit.

Sipas saj, ai shfaqej në një pozicion dytësor, ndërsa dy të tjerët dukeshin më të përqendruar te kamera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër