ITALI – Alarm i rremë për bombë në selinë e kryeministrisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Romë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Një tjetër valë email-esh me kërcënime për bombë në Palazzo Chigi dhe kërkesë për dorëheqjen e kryeministres Giorgia Meloni është regjistruar gjatë orëve të fundit në adresat elektronike me domenin e Ministrisë së Arsimit në Itali.

Sipas burimeve nga selia e qeverisë, bëhet fjalë për një tjetër alarm të rremë, për të cilin nuk janë aktivizuar kontrolle, pasi nuk ka asnjë sinjal konkret që të tregojë se kërcënimi është real.

Përveç email-eve të dërguara, nuk ka asnjë element specifik që të dëshmojë ekzistencën e një rreziku konkret.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër