Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se raportet me Izet Mexhitin dhe komunikimi brenda strukturave drejtuese të VLEN-it janë shumë të mira, duke hedhur poshtë pretendimet për përçarje në koalicion.

Në emisionin “N’Dritë” në Alsat M, Kasami tha se bashkëpunimi me Mexhitin është dëshmuar edhe në takimin e fundit të VLEN-it, ndërsa debatet e brendshme i cilësoi si pjesë të diskutimeve për përfaqësimin sa më dinjitoz të shqiptarëve nga funksionarët e tyre.

“Ne kemi një komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin dhe brenda Presidencës së VLEN-it. Kjo u pa edhe në takimin e fundit brenda VLEN-it. Ne kemi debate që funksionarët tanë t’i përfaqësojnë shqiptarët sa më denjësisht”, deklaroi Kasami.

Ai foli edhe për opozitën shqiptare, duke e kritikuar për pasivitet dhe duke i bërë thirrje që të mos mbështetet në pritjen e përplasjeve të brendshme në VLEN, por të ofrojë projekte dhe programe për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

“Unë kam qenë për një kohë të gjatë në opozitë dhe kam qëndruar me shpresën e përplasjes së BDI-së. Uroj që opozita të dalë sa më shpejt nga kjo letargji dhe të ofrojë projekte e programe për zgjidhjen e halleve të shqiptarëve, e të mos flejë duke pritur përplasje në VLEN”, u shpreh Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër