Hoti i reagon Vjosa Osmanit: Turizmi politik është aktivitet joetik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar deklaratave të deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani, duke e cilësuar “turizmin politik” si aktivitet joetik në politikë.

Përmes një postimi, Hoti ka thënë se koha po i nxjerr në pah të vërtetat, ndërsa ka kritikuar personat që, sipas tij, kërkojnë oferta politike jashtë subjektit të tyre.

“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha.

Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës.

Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.

Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat”, ka shkruar Hoti.

Hoti nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Osmanin në postimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër