Bode pret ambasadorin britanik, në fokus modernizimi i burgjeve dhe transferimi i të dënuarve shqiptarë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, priti në një takim prezantues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi ndërinstitucional ndër vite, me fokus të veçantë në mbështetjen e dhënë për investimet, modernizimin e infrastrukturës dhe kushteve logjistike në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).

Drejtoria e Burgjeve njoftoi se në fokus të diskutimeve ishte vijimi i projekteve të përbashkëta, si dhe vijueshmëria e marrëveshjes për transferimin e shtetasve shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në Shqipëri.

“U shkëmbyen gjithashtu mendime mbi zhvillimet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet sistemi i burgjeve, përfshirë presionet e natyrave të ndryshme që shoqërojnë punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Pavarësisht problematikave dhe sfidave të hasura, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve garantoi palën britanike se do të vijojë përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive funksionale në përputhje të plotë me ligjin, me profesionalizëm dhe paanshmëri institucionale, duke garantuar respektimin e të drejtave dhe trajtimin dinjitoz të personave të privuar nga liria”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksoi se mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit me te gjithë partnerët ndërkombëtarë, modernizimin e sistemit penitenciar dhe konsolidimin e standardeve institucionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër