Lista e zgjedhësve për lokalet e 9 majit publikohet më 30 nëntor

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) zhvilluan një takim pune në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 9 maj 2027.

Në fokus të takimit ishin procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve, në kushtet e ndarjes së re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me: Përshtatjen e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile me ndarjen e re territoriale dhe gjenerimin e ekstrakteve të përbërësve zgjedhorë sipas bashkive të reja; Saktësimin e procedurave për përgatitjen, firmosjen dhe afishimin e ekstrakteve të listave të zgjedhësve; Verifikimin dhe standardizimin e adresave të qendrave të votimit, si dhe unifikimin e të dhënave në formularët e listave të zgjedhësve;

Palët diskutuan mbi nevojën e koordinimit institucional dhe marrjen e masave të nevojshme në kohë, me qëllim garantimin e një procesi të saktë dhe të njëtrajtshëm të hartimit dhe publikimit të listave të zgjedhësve, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Sipas KQZ-së, publikimi i ekstraktit të parë të listave të zgjedhësve është parashikuar deri më 30 nëntor 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër