“Lumë na që të kemi, më ke lavdëruar”, Vitia i replikon Reshitajt

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është përplasur në Kuvend me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, e cila paraprakisht e kishte kritikuar për mungesën e barnave, raporton Ekonomia Online.

Gjatë replikës, Vitia iu drejtua Reshitajt duke thënë se në takimet e mëparshme ajo e kishte lavdëruar për punën në sistemin shëndetësor.

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar. Në shumë takime ku kemi folur gjatë, ju vetëm lëvdata keni pasur për sistemin shëndetësor. I keni pasur edhe disa kërkesa personale, për të cilat ju kam thënë se nuk mund t’i realizoj”, tha Vitia.

Ai shtoi se investimet në shëndetësi nuk maten me fotografi, por me punën dhe projektet e realizuara, duke pretenduar se Reshitaj kishte qenë e pranishme në disa prej takimeve ku e kishte lavdëruar punën e ministrisë.

Pas kësaj deklarate, Reshitaj reagoi duke mohuar se kishte qenë në zyrën e ministrit në takimet për të cilat ai po fliste. Ajo tha se Vitia e kishte ngatërruar me dikë tjetër.

Gjatë debatit, ministri Vitia nxori edhe një fotografi nga telefoni i tij dhe ia tregoi deputetes, në përpjekje për të mbështetur pretendimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër