Presidentja Shiroka Pula takohet me përfaqësuesen amerikane, konfirmon partneritetin e fuqishëm dhe miqësinë e palëkundur Kosovë-SHBA

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.

Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër