Tetovë, 14 nëntor Zhurnal.mk – Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Tetovës të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), me vota unanime të kuvendarëve, Fatmir Tresi është zgjedhur kryetar i ri i degës.
Gjatë punimeve të kuvendit është zgjedhur edhe kryesia e re e Degës së Tetovës, duke shënuar një fazë të re në organizimin dhe funksionimin e strukturave partiake.
Besimi unanim i delegatëve ndaj Fatmir Tresit dhe përbërjes së re të kryesisë pritet të shërbejë si bazë për vazhdimin e angazhimit politik dhe forcimin e strukturës së PDSH-së në Tetovë.

