Mickoski: Ndryshimet e reja në Kodin Penal nuk do të vlejnë në mënyrë retroaktive

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ndryshimet e propozuara në Kodin Penal dhe në Ligjin për Procedurën Penale do të vlejnë vetëm për rastet e ardhshme dhe nuk do të zbatohen në mënyrë retroaktive.

Qeveria i ka dërguar propozim-ndryshimet në Bruksel për shqyrtim.

Mickoski akuzoi qeverinë e mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së se me ndryshimet e bëra në Kodin Penal kishin dobësuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai theksoi se personat që dyshohen për vepra penale të kryera gjatë periudhës së qeverisjes së kaluar do të mund të thirren në ligjin më të favorshëm për ta, përkatësisht në ndryshimet e atëhershme ligjore.

„Ndryshimet që po i bëjmë tani vlejnë nga ky moment e tutje dhe nuk do të kenë efekt retroaktiv”, deklaroi Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër