Austri – Kosovë, një nga përballjet më të shikuara në Ligën e Kombeve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Sfida mes Austrisë dhe Kosovës e zhvilluar në Vjenë ka qenë një nga ndeshjet më të shikuara në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” pësuan disfatë atë sfidë nga Austria, megjithatë rreth 50 për qind i stadiumit ishte i mbushur me tifozë shqiptarë.

“Football Ranked” ka publikuar të dhënat e fundit e ndeshjeve më të shikuara në Ligën e Kombeve, ku edhe sfida Austri – Kosovë renditet mes tyre.

Më interesante është fakti se në këtë përballje plot 94 për qind e stadiumit ishte i mbushur, pra thënë ndryshe ishin të pranishëm 47 mijë tifozë.

Sfida më e shikuar ishte ndërmjet Anglisë dhe Spanjës me 84 mijë e 525 tifozë, ndjekur nga Angli – Kroaci me 80 mijë e 484 tifozë.

Renditja e plotë:

Përndryshe, Kosova do të përballet të martën me Irlandën për ta mbyllur ciklin kualifikues të Ligës së Kombeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër