Charlize Theron eksperimenton me të kuqen dhe lëkurën, fustani i saj spikat në Governors Awards

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Charlize Theron zgjodhi një kombinim të guximshëm për paraqitjen e saj në edicionin e 17-të të Governors Awards në Los Angeles.

Aktorja u shfaq me një fustan të gjatë të kuq, ku detaji që e dallonte ishte kombinimi i prerjeve të hapura me një reçipetë lëkure në të njëjtën nuancë.

Fustani kishte një dekolte të thellë dhe shpinë tërësisht të hapur, ndërsa pjesa e pasme ishte e prerë në mënyrë asimetrike, duke zbuluar një pjesë të të pasmeve.

Reçipeta prej lëkure, e vendosur mbi fustanin e kuq, krijonte një kontrast mes materialeve dhe i jepte veshjes një karakter më të guximshëm.

Aktorja e mbajti pjesën tjetër të kombinimit më të thjeshtë. Ajo zgjodhi këpucë të zeza me majë të mprehtë, vathë diamanti dhe disa unaza.

Flokët i kishte mbledhur në një topuz elegant, ndërsa grimin e plotësoi me buzëkuq të kuq, në harmoni me veshjen.

Megjithatë, pikërisht prerja e pazakontë e fustanit u bë objekt diskutimi në rrjetet sociale.

Disa përdorues kritikuan pjesën e pasme, duke e konsideruar jo fort të realizuar, ndërsa të tjerë vlerësuan zgjedhjen e ngjyrës dhe kombinimin me lëkurën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër