Bessent: Ekonomia e Iranit po përballet me një kolaps histori

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Uashington, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Ekonomia e Iranit po përballet me një nga “kolapset më të shpejta në histori”, ndërsa sanksionet amerikane po bëhen gjithnjë e më të ashpra, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.

Në një intervistë për televizionin “Fox News”, dje në mbrëmje, Bessent tha se pret që ekonomia iraniane të tkurret me 25% gjatë periudhës nga marsi 2026 deri në marsin 2027.

“Ky është izolimi më i madh ekonomik në historinë e botës i vendosur ndaj një vendi të vetëm”, u shpreh ai.

Bessent konfirmoi gjithashtu raportimet se ishte larguar nga rezidenca e tij private në Uashington, pas kërcënimeve të pretenduara nga Irani, duke thënë se niveli i rrezikut ishte tepër i lartë për të qëndruar aty.

Ai nuk bëri të ditur vendndodhjen e re, por mediet amerikane raportuan se është zhvendosur në një bazë ushtarake.

Me udhëzimin e presidentit Donald Trump, Bessent ka rritur presionin ekonomik ndaj Teheranit.

Shtetet e Bashkuara të Anerikës kanë vendosur sanksione ndaj mbështetësve të Teheranit, përfshirë banka, individë, kompani dhe kompani ajrore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër