Studentët kërkojnë qasje në restorantin e Kuvendit, Gashi thotë se do t’i presë me kënaqësi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Forumi për Ndryshime në Arsim i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që më 27 nëntor të organizojë një Ditë të Hapur në restorantin e Kuvendit, ku 30 deri në 40 studentë do të mund të porosisin dhe paguajnë ushqimin me të njëjtat çmime si deputetët. Nisma vjen pas debatit për shumën prej 140 denarësh që studentët marrin në ditë për ushqim dhe publikimit të çmimores së restorantit të Kuvendit. Nga Forumi theksojnë se nuk kërkojnë ushqim falas, por mundësi që studentët të kenë qasje në të njëjtat çmime. Organizata kërkon përgjigje zyrtare nga Gashi, ndërsa në rast refuzimi, kërkon të sqarohen arsyet ligjore dhe organizative. I pyetur rreth kësaj, kryeparlamentari Gashi në brifing me gazetarë, tha se studentët mund të shkojnë për të drekuar në Kuvend dhe se ai do t’i priste me kënaqësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër