Tiranë, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime të herëpashershme me diell dhe kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në relievet malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/16 | Re diell shi |
| Kukës | 6/11 | Re diell |
| Lezhë | 15/19 | Re diell shi |
| Dibër | 7/11 | Re diell |
| Durrës | 11/21 | Re diell |
| Tiranë | 13/21 | Re diell |
| Elbasan | 11/20 | Re diell |
| Berat | 9/21 | Re diell |
| Vlorë | 14/22 | Re diell |
| Korçë | 9/14 | Re diell |
| Gjirokastër | 9/19 | Re diell |
| Sarandë | 14/20 | Re diell |

