Aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë drejt përfundimit, shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep hov turizmit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Investimi i qeverisë shqiptare përmes Autoritetit Rrugor Shqiptar për rikonstruksionin e plotë të rrugës Berat-Ballaban-Këlcyrë do të nxisë më tej zhvillimin e turizmit në këto zona.

Kryeministri Edi Rama thekson se ky aks do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov agroturizmit dhe ekonomisë së zonës.

Rama bën me dije se punimet në këtë aks të ri rrugor janë janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit.

Me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, ky segment prek katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë dhe ju shërben afro 150 mijë banorëve.

Ndërtimi i i këtij aksi në gjurmën ekzistuese e kthen në një rrugë jashtëzakonisht të rëndësishme në kuadër të zhvillimit turistik të vendit dhe mbështetjes së agroturizmit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër